Ndërlidhjet

Grevë para Lojërave Olimpike


Fotografi ilustruese

Fotografi ilustruese

Unioni i shërbimeve publike dhe komerciale në Britani njoftoi se stafi i angazhuar në kufijtë e vendit do të hyjë në grevë një ditë para nisjes së Lojërave Olimpike në Londër.

Unioni tha se anëtarët e tij-përfshirë zyrtarët e pasaportave, do të hyjnë në grevë më 26 korrik për të refuzuar punën përtej orarit për ditët 27 korrik-20 gusht sa dhe zgjasin Lojërat Olimpike.

Sekretari gjeneral i Unionit, Mark Servotka, tha se “jeta e stafit është bërë e patolerueshme nga këto kursime”.

Qeveria britanike e ka dënuar tashmë veprimin e paralajmëruar të unionit.

Në ndërkohë, është angazhuar stafi shtesë për t’i menaxhuar qindra-mijëra vizitorët që pritet të arrijnë për Lojërat Olimpike 2012 në Londër.
XS
SM
MD
LG