Ndërlidhjet

Çurkin: Perëndimi po ndez flakën e ekstremizmit në Siri


Ambasadori rus në Këshillin e Sigurimit, Vitali Çurkin
Ambasadori rus në Këshillin e Sigurimit, Vitali Çurkin
Rusia i kërkoi Këshillit të Sigurimit të pajtohet për vazhdimin e kufizuar të mandatit të misionit vëzhgues të OKB-së në Siri.

Kërkesa erdhi pas përdorimit të Veto-s nga Rusia dhe Kina mbi draft-rezolutën britanike me të cilën synohej t’u jepej fund përleshjeve në Siri.

Draft-rezoluta në fjalë kërcënon me sanksione, që do të hynin në fuqi brenda 10 ditëve, po që se presidenti sirian, Bashar Al Asad, nuk zbaton në tërësi kërkesat e përmendura në dokument-përfshirë ndaljen e dhunës.

Ambasadori rus në Këshillin e Sigurimit, Vitali Çurkin, nuk specifikoi kohën se sa do të duhej t’i zgjatej mandati misionit vëzhgues, i cili skadon të premtën.

Ai akuzoi anëtarët perëndimorë të Këshillit duke thënë se po përpiqen “ta ndezin flakën e ekstremizmit” dhe të nxisin një ndërhyrje të huaj ushtarake në Siri.
XS
SM
MD
LG