Ndërlidhjet

Egjiptit i kërkohet dalja nga kriza parlamentare


Shefja e diplomacisë evropiane, Kethrin Eshton

Shefja e diplomacisë evropiane, Kethrin Eshton

Shefja e diplomacisë së Bashkimit Evropian përfundoi vizitën e saj në Kajro me kërkesën që t’i jepet fund ngërrçit politik në këtë vend dhe me ofertën për mbështetje financiare në fushën e të drejtave të njeriut.

Presidenti i ri i Egjiptit, Mohamad Morsi, nga Vëllazëria Myslimane është ngujuar në një betejë forcash me gjeneralët jofetar dhe gjyqësorin e vendit rreth shpërbërjes së dhomës së ulët të parlamentit të dominuar nga islamistët.

“Ne duam të shohim një zgjidhje gjithëpërfshirëse në krizën e tanishme parlamentare, duam të shohim që t’i jepet prioritet emërimit të një qeverie civile, demokratike e legjitime dhe duam të shohim që të vendoset një kornizë transparente kushtetuese”, tha përfaqësuesja e lartë e BE-së, Kethrin Eshton.

Agjencia e lajmeve DPA bën të ditur se gjatë vizitës së saj në Egjipt, Eshton takoi gjeneralin e lartë të ushtrisë, Marshall Mohamed Husein Tantavi dhe sekretarin gjeneral të Ligës Arabe, Nabil Al Arabi.

Ajo gjithashtu mori pjesë në një konferencë mbi të drejtat e femrave.

Eshton paralajmëroi rritjen e fondeve evropiane për projektet e të drejave të grave në Egjipt për rreth 4 milionë euro duke e çuar mbështetjen e BE-së në këtë fushë në 11 milionë euro.
XS
SM
MD
LG