Ndërlidhjet

EULEX-i shpreh keqardhje për sulmin në Zubin Potok


Fotografi ilustruese

Fotografi ilustruese

Misioni i Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit në Kosovë shprehi keqardhje për sulmin që ndodhi në Zubin Potok në orët e para të mëngjesit.

“Kjo ishte një sfidë e qëllimshme për tërë sundimin e ligjit në Zubin Potok. EULEX-i ka qenë në gjendje t’i ofroj ndihmë policisë lokale dhe ne vazhdim do të kryejë hetime të përbashkëta”, thuhet në reagimin e misionit.

Këtë pasdite, mësohet nga komunikata për media e EULEX-it, me mbështetjen e KFOR-it, ekipi mentorues i misionit evropian është përpjekur të arritijë në stacionin policor në Zubin Potokut për ta kryer punën e vet.

“Lidhur me incidentin e natës së kaluar, ne në veçanti deshëm ta ndihmojmë policinë e stacionit në Zubin Potok. Për fat të keq, ne kemi qenë të bllokuar nga një turmë e qytetarëve vendorë dhe u detyruam të kthehemi në Mitrovicë më pare se të rrezikojmë dhunë të mëtejshme për popullsisë lokale”, njoftoi EULEX-i duke u bërë thirrje të gjithë qytetarëve t’u binden ligjeve në mënyrë që ta ndihmojnë EULEX-in ta kryej punën e vet.
XS
SM
MD
LG