Ndërlidhjet

logo-print

Tirana miraton reformat zgjedhore


Parlamenti shqiptar

Parlamenti shqiptar

Pas presionit të shtuar të Bashkimit Evropian dhe akuzave të opozitës për keqbërje në votimet e deritashme, parlamenti i Shqipërisë miratoi të enjtën reformat zgjedhore, njoftoi agjencia e lajmeve AP.

Ligjvënësit votuan me 127 vota pro dhe dy kundër në mbështetje të amandamenteve kushtetuese, të cilat krijojnë më shumë transparencë në përzgjedhjen e anëtarëve të komisionit zgjedhor dhe që parashohin futjen në përdorim të pikave digjitale të kontrollit gjatë votimeve në kryeqytetin shqiptar.

Parlamenti miratoi gjithashtu një pilot-projekt për komjuterizimin e procesit të numërimit të votave në qytetin e Fierit.

Ndryshimet, të cilat pritet të zbatohen në zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme në Shqipëri në vitin 2013, u aprovuan pas kërkesave për reforma zgjedhore të Bashkimit Evropian-mekanizëm në të cilin synon të anëtarësohet Tirana zyrtare.

Presidenti, Bamir Topi, pritet të lëshojë një dekret në ditët e ardhshme për t’i shndërruar reformat e miratuata në ligj.

Piter Stano, zëdhënës i Komisionerit për Zgjerim i BE-së, Shtefan Fylle, tha se reformat janë një lëvizje “drejt përmbushjes së kritereve kyçe evropiane”.

Megjithatë, ai u bëri thirrje autoriteteve shqiptare që të kenë një qasje “konstruktive” për reforma të mëtejme në fushën e sundimit të ligjit, të cilat sipas tij, janë “esenciale për avancimin e Shqipërisë në rrugën evropiane këtë vit”
XS
SM
MD
LG