Ndërlidhjet

logo-print

Fillon muaji i Ramazanit


Fotografi ilustruese

Fotografi ilustruese

Sot, myslimanët në të gjithë botën nisin muajin e Ramazanit-muajin e agjërimit, lutjeve dhe veprave të mira.

Autoritetet fetare dhe ato politike në Kosovë u kanë uruar të gjithë besimtarëve myslimanë në vend një agjërim të lehtë, ndërsa kanë bërë thirrje për rritjen e solidaritetit dhe respekti në shoqëri.

Ndërkohë, deklaratat zyrtare të lëshuara të enjtën në Algjeri, Egjipt, Arabinë Saudite, Liban, Jordani, Kuvajt, Katar, Tunizi dhe Jemen njoftuan se Ramazani do të nis po sot në këto shtete.

Ndërkaq në Oman, Siri dhe për myslimanët suni në Irak dhe Iran, Ramazani nis të shtunën.
XS
SM
MD
LG