Ndërlidhjet

EULEX nis hetimet në terren për Zhilivodën


Lokacioni në Zhilivodë kaplohet nga zjarri
Lokacioni në Zhilivodë kaplohet nga zjarri
Misioni i Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit në Kosovë njoftoi se një ekip i përbërë po heton zjarrin në lokacionin e gërmimit në Zhilivodë.

"Pas incident të zjarrit në lokacionin e gërmimit në Zhilivodë, EULEX-i vizitoi vendin e ngjarjes së bashku me Kryeprokurorin e Qarkut të Mitrovicës. Një ekip i përbërë nga një prokuror vendor dhe një prokuror i EULEX-it, do të hetojë se çfarë shkaktoi zjarrin dhe do të përcaktoj nëse ishte rast aksidentale apo kriminal. Një raport do të hartohet pas hetimit dhe konkluzionet do të komunikohen”, thuhet në njoftimin e misionit.

Lokacionin e gërmimit në Zhilivodë e kishte kapluar zjarri para disa ditësh. Dëmet e shkaktuara thuhet se “paraqesin një hap prapa, sa i përket vlerësimit të lokalitetit".
XS
SM
MD
LG