Ndërlidhjet

Varrosen viktimat izraelite


Arkivolët e pesë viktimave izraelite

Arkivolët e pesë viktimave izraelite

Pesë viktimat izraelite që u vranë të mërkurën gjatë një sulmi vetvrasës në Bullgari pritet të varrosen gjatë ditës në Izrael.

Nga sulmi që ndodhi dy ditë më parë në qytetin Burgas u vranë pesë izraelitë, vozitësi i autobusit dhe sulmuesi vetvrasës.

Zyra Federale për Hetime e Shteteve të Bashkuara-FBI i është bashkangjitur hetimeve mbi sulmin, nga i cili u plagosën edhe 30 persona të tjerë.

Hetuesit ende po përpiqen ta përcaktojnë identitetin e sulmuesit.

Irani dhe grupi libanez Hezbollah, ndërkaq, kanë hedhur poshtë akuzat se janë përgjegjës për organizimin e sulmit.
XS
SM
MD
LG