Ndërlidhjet

logo-print

Flasin për mbështetjen financiare për Spanjen


Fotografi ilustruese

Fotografi ilustruese

Ministrat e financave të Eurozonës pritet të aprovojnë, gjatë ditës, kushtet për një pako ndihmëse prej 100 miliardë eurosh për Spanjën.

Presidenti i panelit të shefave të financave në Eurozonë, Xhon Klodë Junker, ka caktuar një telekonferencë që ka nisur këtë mëngjes.

Ministrat pritet të sjellin qartësi mbi kërkesën për ndihmë të Madridit-një ditë pasi Bundestagu gjerman votoi në favor të dhënies së ndihmës financiare.

Parlamenti finlandez mbështeti gjithashtu planin e shpëtimit për Spanjën me 109 vota pro dhe 73 kundër.

Finlanda pritet të kontribuojë me 1.9 miliardë euro në pakon ndihmëse për Madridin.

Spanja, anëtari i katërt i Eurozonës që po merr një pako ndihmëse financiare pas Greqisë, Irlandës dhe Portugalisë, pritet ta marrë pjesën e parë të kësaj ndihme prej 30 miliardë eurosh në fund të muajit.
XS
SM
MD
LG