Ndërlidhjet

Hejg: Rusia do të pendohet


Ministri i jashtëm britanik, Uilliem Hejg

Ministri i jashtëm britanik, Uilliem Hejg

Britania do të rrisë mbështetjen për opozitën siriane pasi Rusia dhe Kina bllokuan një rezolutë të Këshillit të Sigurimit kundër regjimit të Bashar Al Asadit, citon agjencia e lajmeve AFP ministrin e jashtëm britanik, Uilliem Hejg.

Hejg tha se veçanërisht Rusia do të pendohet për veprimet e saja, të cilat sipas tij, do t’i dëmtojnë synimet afatgjata të Moskës në rajon.

“Ne të gjithë do të bëjmë më shumë jashtë Këshillit të Sigurimit dhe do të forcojmë punën për ta mbështetur opozitën siriane, për të ofruar ndihma humanitare jashtë angazhimeve të Këshillit të Sigurimit”, i tha Hejg radios së BBC-së.

Duke komentuar kritikat e Moskës se me rezolutën e paraqitur të enjtën synohet t’i hapet rruga ndërhyrjes së huaj ushtarake, Hejg u shpreh:

“Mendoj se ata nuk duan që në Siri të ketë një fitore të radhës së diplomacisë perëndimore…por ky nuk është perëndimi”.

“Ata (Rusia) do të pendohen, sepse kam përshtypjen se do të përkeqësohet gjendja dhe, sipas të gjitha gjasave, jo në favor të regjimit të Asadit e as interesave ruse në Siri”, theksoi Hejg.
XS
SM
MD
LG