Ndërlidhjet

logo-print

14 të vrarë në premierën e Betmenit


Fotografi ilustruese

Fotografi ilustruese

Policia në shtetin amerikan, Kolorado, njoftoi se 14 njerëz janë vrarë, ndërsa 50 janë plagosur gjatë sulmit me armë zjarri në një kinema.

Policia tha se një i dyshuar është arrestuar lidhur me këtë incident në Aurora afër Denverit.

Shefi i policisë së Auroras citoi dëshmitarët të kenë thënë se një njeri ka lëshuar një bombë gazi para se të shkrepte zjarrin drejt turmës, e cila ishte mbeldhur për ta parë premierën e filmit të Batman-it “Ngritja e Kalorësve të Errët”.

Policia tha se mbetet i paqartë motivi i sulmit.
XS
SM
MD
LG