Ndërlidhjet

Bruksel: Miratohen kushtet e kredisë për Spanjën


Ilustrim
Ilustrim
Ministrat e Financave të vendeve të Eurozonës të premten kanë miratuar kushtet për kredinë për bankat e Spanjës.

Ministrat e 17 vendeve, ku përdoret monedha euro, e arritën pajtueshmërinë, gjatë dy orëve të konferencës telefonike.

Ministrat e Financave janë pajtuar për shumën e kredisë prej 100 miliardë eurosh, por sasia e plotë e të hollave të nevojshme për fuqizimin e bankave të Spanjës, me gjasë nuk do të dihet deri në muajin shtator, pas vlerësimit individual të bankave.

Kredia kërkon monitorim të ashpër të bankave, që marrin ndihmë.

Sipas kushteve të kredisë, Qeveria e Spanjës duhet t’i paraqesë këtë muaj planet për reduktim të deficitit të buxhetit nën 3% të GDP-së deri në vitin 2014.(f.b.)
XS
SM
MD
LG