Ndërlidhjet

Masakër në premierën e Batmen-it, mbi 10 të vrarë


Sulmi në Kolorado
Ju lutem prisni
Embed

No media source currently available

0:00 0:01:37 0:00

Sulmi në Kolorado

Premiera e filmit të Batman-it “Ngritja e Kalorësve të Errët”, është kthyer në masakër.

Gjatë një sulmi me armë zjarri në një kinema në Aurora të Shteteve të Bashkuara, janë vrarë së paku 12 veta dhe 50 të tjerë janë plagosur, ka konfirmuar policia në shtetin amerikan, Kolorado.

Policia ka thënë se një i dyshuar është arrestuar lidhur me këtë incident në Aurora afër Denverit.

Shefi i policisë së Auroras ka cituar dëshmitarët të kenë thënë se një njeri ka lëshuar një bombë gazi para se të shkrepte zjarrin drejt turmës, e cila ishte mbledhur për ta parë premierën e filmit të Batman-it “Ngritja e Kalorësve të Errët”.

Policia ka thënë se mbetet i paqartë motivi i sulmit.

Mediat lokale raportojnë se mund të ketë më shumë se një vrasës. I ndaluari, sipas raportimeve mediale, u ka thënë agjentëve se ka sasi të mëdha eksplozivi në apartamentin e tij.

Ndërsa, një tjetër person, i cituar nga mediat, kishte deklaruar se “një tip u ngjit me ngadalë shkallëve duke hapur zjarr ndaj njerëzve që i dilnin përpara”.

I dyshuari, përshkruhet në media të jetë një djalë i ri, ndonëse nuk thuhet çfarë moshe. Ndërkohë, FBI-ja, sipas mediave amerikane, ka deklaruar se po bashkëpunon me policinë lokale, se hetimet janë ende në fazat fillestare, por deri tani nuk ka të dhëna për një sulm terrorist.

Ndërkaq, presidenti amerikan, Barak Obama, tha se “është i shokuar dhe i pikëlluar” pas këtij sulmi.

Bëhet e ditur se viktima më e re ishte një fëmijë i moshës 6-vjeçare.
XS
SM
MD
LG