Ndërlidhjet

Ban Ki Mun nisi turneun në Ballkan


Sekretari gjeneral i OKB-së. Ban Ki Mun dhe kryeministri slloven, Janezh Jansha
Sekretari gjeneral i OKB-së. Ban Ki Mun dhe kryeministri slloven, Janezh Jansha
Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Mun, nisi sot turneun e tij në rajonin e Ballkanit.

Ban u takua me kryeministrin slloven, Janezh Jansha, ndërsa pritet të zhvillojë bisedime edhe me presidentin Danillo Turk për t’iu drejtuar, më pas, parlamentit të vendit.

Në ditët e ardhshme, Ban pritet të vizitojë shtetet e ish-Jugosllavisë si Kroacinë, Malin e Zi, Bosnjën, Serbinë, Kosovën dhe Maqedoninë.

Sllovenia është i vetmi vend i dalë nga luftërat ballkanike që është anëtar i Bashkimit Evropian.
XS
SM
MD
LG