Ndërlidhjet

Arrestohet “synuesi” i pishtarit olimpik


Fotografi ilustruese

Fotografi ilustruese

Është arrestuar në Britani një tinejxher pasi tentoi t’ia marrë një vrapuesi pishtarin olimpik disa orë para se flaka të arrinte në Londër në prag të Lojërave Olimpike.

Policia në Kent njoftoi se ka arrestuar 17 vjeçarin menjëherë pasi ai synoi t’ia kapte vrapuesit nga dora pishtarin.

Mbajtësja e pishtarit ishte polakja 23 vjeçare, Ana Skora.

Pishtari olimpik po i afrohet qarkullimit të tij 8 mijë milesh nëpër Britani.

Pasi të ketë arritur më vonë gjatë ditës në Londër, pishtari pritet të dërgohet me helikopter në Kullën e Londrës ku do të mbahet për shkaqe sigurie gjatë natës.
XS
SM
MD
LG