Ndërlidhjet

Podgoricë: Sulmuesi i gazetares dënohet me 9 muaj burg


Pas rrahjes së gazetares Olivera Llakiq në Podgoricë ka pasur protesta
Pas rrahjes së gazetares Olivera Llakiq në Podgoricë ka pasur protesta
Një gjykatë në Mal të Zi e ka dënuar sot personin Ivan Bushkoviq, 29 vjeçar, me nëntë muaj burg, për shkak se e kishte rrahur një gazetare.

Gjykata vendosi se sulmues kishte “sjellje të dhunshme” kur në muajin mars e kishte rrahur gazetaren Olivera Llakiq, duke e goditur disa herë në kokë, afër shtëpisë së saj në Podgoricë.

Gazetarja Llakiq ishte autore e një varg artikujve në vitin 2011, që reflektonin dyshime për mashtrim lidhur me prodhimin e cigareve të falsifikuara në një fabrikë në Mal të Zi.
XS
SM
MD
LG