Ndërlidhjet

Denver: Policia e evakuoi lagjen ku banonte vrasësi


Salla ku një person i armatosur i vrau 12 vetë në Kolorado të Shteteve të Bashkuara

Salla ku një person i armatosur i vrau 12 vetë në Kolorado të Shteteve të Bashkuara

Presidenti amerikan, Barak Obama, thotë se është i shokuar dhe i pikëlluar” nga të shtënat fatale në sallën e kinemasë në Kolorado, ku shfaqej premiera e filmit të ri Betmen, me ç’rast janë vrarë së paku 12 vetë dhe plagosur afro 50 të tjerë.

Zoti Obama theksoi se gjatë kësaj kohe të vështirë Amerika qëndron me Koloradon.

“Ne do të ndërmarrin çdo hap të mundshëm për ta pasur sigurinë e të gjithë njerëzve tanë. Ne do të qëndrojmë pranë fiqnjëve tanë në Kolorado gjatë kësaj kohe jashtëzakonisht të vështirë”, tha Barak Obama dhe shtoi se “një dhunë e tillë, një e keqe e tillë është e pakuptueshme”.

Policia në vendin Aurore, afër qytetit Denver, tha se të shtënat kanë ndodhur në orët e hershme të ditës së sotme, kur personi me maskë të gazit ka hyrë në sallë, e ka hedhur njjë shishe me gaz dhe ka hapur zjarr kundër shikuesve.

Policia e ka zënë të dyshuarin për këto vrasje, që është në moshë të njëzetave.

Policia tha se i dyshuari kishte thikë, pushkë dhe revole, ndërsa kishte të veshur një jelek, që u reziston plumbave.

Policia ishte e detyruar ta evakuoj lagjen ku banonte personi i armatosur, pasi banesa e tij ishte përplot me materiale eksploduese dhe të rrezikshme për zjarr.
XS
SM
MD
LG