Ndërlidhjet

Ban Ki-mun e përfundoi vizitën në Slloveni


Janez Jansha (majtas) dhe Ban Ki-mun gjatë takimit të sotëm në Lubjanë
Janez Jansha (majtas) dhe Ban Ki-mun gjatë takimit të sotëm në Lubjanë
Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-mun, e përfundoi vizitën në Slloveni, që ishte vizita e parë në turneun e tij Ballkanik, me ç’rast do ta vizitoj edhe Kosovën.

Në Lubjanë, zoti Ban u takua me kryeministrin Janez Jansha, presidentin Danillo Turk, dhe e mbajti një fjalim në Parlamentin e Sllovenisë.

Gjatë fjalimit ai theksoi se ky vend kishte fat, pasi i ishte shmangur “përvojave më brutale të luftës”.

“Sllovenia ka përgjegjësi për t’i ndihmuar të tjerët, që ishin prekur” nga lufta, tha Ban Ki-mun, dhe shtoi se “si vend me afro 2 milionë banorë, ju ishit mikpritës të qindra mijëra refugjatëve".

Sllovenia, poashtu, kishte dërguar trupa dhe pajisje për operacionet shumëkombëshe në Bosnjë dhe në Kosovë, tha Ban Ki-mun.

Pas Sllovenisë, Ban Ki-mun, do të qëndroj në Kroaci, pastaj në Mal të Zi, Serbi, Kosovë, Maqedoni dhe Bosnjë Hercegovinë.
XS
SM
MD
LG