Ndërlidhjet

OKB: Misionit vëzhgues në Siri i zgjatet mandati


Makinat e misionit të OKB-së në Siri
Makinat e misionit të OKB-së në Siri
Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara është pajtuar unanimisht që misionit vëzhgues të OKB-së në Siri t’i zgjatet mandati edhe për 30 ditë.

Votimi u bë sot pak para se të përfundonte mandati i deritashëm 90 ditor i këtij misioni.

Në rezolutën e miratuar theksohet se misioni do të mbetej më tepër se 30 ditë vetëm nëse OKB-ja “raporton dhe Këshilli i Sigurimit e konfirmon, ndërprerjen e përdorimit të armatimit të rëndë dhe reduktimin e nivelit të dhunës, që do të mjaftonte lejimin e Misionit vëzhgues të Kombeve të Bashkuara në Siri për ta implementuar mandatin e vet”.
XS
SM
MD
LG