Ndërlidhjet

logo-print

Paris: Anulohet premiera, pas vrasjes së 12 vetëve në SHBA


Pamje nga Kulla E Ajfelit në Paris

Pamje nga Kulla E Ajfelit në Paris

Premiera e filmit të ri Betmen, “Ngritjet e kalorësit të errësirës” në Paris, është anuluar pas vrasjes së 12 vetëve, në shfaqjen e këtij filmi në shtetin amerikan, Kolorado.

Në këtë premierë pritej edhe pjesëmarrja e disa aktorëve të njohur të filmit dhe të personave publikë në Francë dhe Paris.

Ky anulim u bë disa orë pasi personi i armatosur hapi zjarr kundër shikuesve të filmit në lagjen Aurora, në Denver, në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Personi i armatosur, Xhejms Holms, 24 vjeçar, është arrestuar pak kohë pas incidentit të rëndë.
XS
SM
MD
LG