Ndërlidhjet

Sllovakia i pranon pasaportat e Kosovës


Enver Hoxhaj (djathtas) dhe Mirosllav Llajçak

Enver Hoxhaj (djathtas) dhe Mirosllav Llajçak

Ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka marrë sot konfirmimin zyrtar nga ministri i jashtëm i Sllovakisë, Mirosllav Llajçak, për vendimin e qeverisë së këtij për njohjen e plotë të pasaportave të Republikës së Kosovës, ka njoftuar ministria e jashtme e Kosovës.

Me këtë rast, ministri Hoxhaj e ka falënderuar ministrin Llajçak dhe qeverinë e Sllovakisë për këtë vendim, i cili do të lehtësojë lirinë e lëvizjes së qytetarëve të Kosovës në zonën Schengen.

Tash e tutje, qytetarët e Republikës së Kosovës, që posedojnë viza Shengen, do të kenë mundësi të udhëtojnë edhe në Sllovaki.

Ky vendim vjen në kohën kur ministria e jashtme e Kosovës, i ka shtuar përpjekjet për të bindur pesë shtetet e Bashkimit Evropian, që t’i bashkohen sa më shpejt pjesës tjetër të BE-së, për njohjen e pavarësisë së Kosovës.
XS
SM
MD
LG