Ndërlidhjet

logo-print

SHBA: Flamujt amerikanë – në gjysmë shtize


Veturat e policis para sallës së kinemasë ku një person i armatosur i vrau 12 vetë

Veturat e policis para sallës së kinemasë ku një person i armatosur i vrau 12 vetë

Presidenti amerikan, Barak Obama, ka urdhëruar që flamujt në Shtëpinë e Bardhë dhe në të gjitha institucionet shtetërore, në ambasada dhe në bazat ushtarake, të ulen në gjysmë shtize, në nderim të viktimave të sulmit në një sallë të kinemasë në Kolorado.

Në këtë pozitë flamujt do të qëndrojnë deri më 25 të këtij muaji.

Në njoftimin e Shtëpisë së Bardhë, theksohet se me këtë gjest nderohen viktimat e “dhunës së pakuptimtë” në Aurora të Denverit, me ç’rast një person i armatosur i ka vrarë 12 vetë dhe plagosur 58 të tjerë.

Sulmuesi Xhejms Holms, 24 vjeçar, është arrestuar nga policia.

Incidenti i rëndë ndodhi të premten në mëngjes gjatë shfaqjes së premierës së filmit Betmen, "Ngritjet e kalorësit të errësirës”.
XS
SM
MD
LG