Ndërlidhjet

Ban Ki-mun: Integrimi – në funksion të stabilitetit në Ballkan


Ban Ki-mun ka arritur në Zagreb

Ban Ki-mun ka arritur në Zagreb

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-mun, tha se ndërtimi i urave ndërmjet ndarjeve etnike dhe integrimi në Evropë, është çelës i stabilitetit në Ballkanin e trazuar.

“Ne duhet t’i deaktivizojmë tensionet e theksuara dhe mosbesimin nëpërmjet dialogut dhe pajtimit”, tha Ban Ki-mun, gjatë fjalimit të djeshëm në Parlamentin e Sllovenisë.

Sllovenia ishte vendi i parë që zyrtari i lartë i OKB-së e vizitoi në kuadër të turneut të tij ballkanik, me ç’rast do të qëndroj edhe në Kosovë.

“Lirimi i rajonit nga mbetjet e fundit të luftës është esenciale për sabilitetin e qëndrueshëm”, tha Ban Ki-mun dhe shtoi se kjo do të arrihej edhe “me integrimin më të madh në Evropë”.

Sot Ban Ki-mun gjendet në Kroaci, ndërsa do ta vizitoj edhe Malin e Zi, Serbinë, Kosovën, Bosnjë Hercegovinën dhe Maqedoninë.
XS
SM
MD
LG