Ndërlidhjet

logo-print

Tanzani: Ka dyshime se 146 vetë e kanë humbur jetën


Ilustrim nga operacioni i shpëtimit në det

Ilustrim nga operacioni i shpëtimit në det

Qeveria e Tanzanisë sot i ka ndalur operacionet e kërkimit pas aksidentit të tragetit, në të cilin duket se kanë humbur jetën 146 njerëz.

Zyrtari qeveritar, Ali Xhuma Shamhuna, tha se 69 udhëtarë ishin konfirmuar të vdekur, ndërsa 77 ende konsiderohen të zhdukur, por operacionet e shpëtimit janë ndalur për shkak se ka shumë pak gjasë që të gjendet ndonjë udhëtar i gjallë në Oqeanin Indian, tri ditë pas aksidentit.

Trageti MV Skagit, që u fundos të mërkurën, derisa lundronte nga Dar Es Salami për në ujdhesën Zanzibar, i kishte 291 udhëtarë, megjithqë ishte i çertifikuar vetëm për 250 vetë.

Pas incidentit ishin shpëtuar 145 udhëtarë, në mesin e tyre edhe turistë të jashtëm.
XS
SM
MD
LG