Ndërlidhjet

logo-print

Jahjaga: Vepra e poetit Podrimja – do të jetojë ndër mote


Atifete Jahjaga

Atifete Jahjaga

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, i ka dërguar telegram ngushëllimi famlijes së poetit të ndjerë, Ali Podrimja, në të cilin thekson se këtë lajm e kishte marrë me trishtim dhe dhembje të thellë.

“Humbja e Ali Podrimjes nuk është humbje vetëm për familjen, të afërmit e miqtë; është humbje e madhe për të gjithë qytetarët e Kosovës, për kulturën dhe artin, për Kosovën në përgjithësi”, thuhet në telegramin e presidentes Jahjaga.

Poet e intelektual i madh, Ali Podrimja, me fjalët dhe veprat e tij, i kaloi shunë herë kufijtë e Kosovës dhe u bë i njohur në rrethe shumë më të gjëra të artit dhe të kulturës, duke e afruar Kosovën me botën, thuhet në telegramin e ngushëllimit.

Presidentja Jahjaga tha se në këto çaste të dhembjes e pikëllimit qëndron së bashku me familjen e të ndjerit Podrimja.
XS
SM
MD
LG