Ndërlidhjet

Thaçi: Pikëllim i thellë për vdekjen e poetit Podrimja


Hashim Thaçi
Hashim Thaçi
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, nëpërmjet një telegrami, e ka ngushëlluar familjen e të nderit Ali Podrimja, dhe Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës.

“Vdekja e poetit Ali Podrimja është humbje e madhe për familjen, për kulturën kombëtare dhe Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës”, thuhet në fillim të telegramit të ngushëllimit të zotit Thaçi.

Mëtutje ai thekson se “Ali Podrimja, një talent i rrallë dhe krijues i vlerave të përjetshme artistike, ka lënë gjurmë të thella dhe të përjetshme në kulturën tonë kombëtare”.

Kryeministri Thaçi thotë se ai “ishte lirik i lindur dhe i realizuar në veprën e tij poetike dhe i preku majat e lirikës shqipe, duke u bërë edhe vetë vlerë kulturore”.
XS
SM
MD
LG