Ndërlidhjet

Francë: Trupi i pajetë i poetit Podrimja nuk kishte shenja dhune


Ali Podrimja

Ali Podrimja

Poeti kosovar, Ali Podrimja, sot është gjetur i vdekur në pjesën jugore të Francës, pasi ishte i zhdukur për disa ditë, kanë thënë organizuesit e festivalit të poezisë, në të cilin ai po mjerrte pjesë.

“Festivalit posa u njoftua nga policia se trupi i pajetë është gjetur sot pasdite në një hapësirë me drunjë, katër kilometra nga Lodev”, tha festivali Zëri i Mesdheut, nëpërmjet një deklarate.

Zyrtarë të prefekturës lokale thanë se trupi ishte gjetur sot pak pas mesditës, afër një rruge, ndërsa nuk kishte shenja të dhunës.

Organizuesit e festivalit e kishin pasur kontaktin e fundit me poetin të mërkurën në mëngjes, ndërsa ai të martën pasdite e kishte mbajtur një ligjëratë, raporton AFP.

Poeti Ali Podrimja lindi në Gjakovë në vitin 1942, ndërsa botues i tij në Francë ishte Cheyene.

Festivali ka kumtuar se i ndjeri Podrimja kishte botuar më se 20 libra me poezi dhe se “konsiderohej njëra nga figurat më të mëdha të poezisë bashkëkohëse shqiptare”.
XS
SM
MD
LG