Ndërlidhjet

SHBA: Aeroplani luftarak F-16 u përplas


Aeroplani luftarak F-16
Aeroplani luftarak F-16
Një aeroplan luftarak i Shteteve të Bashkuara, i tipit F-16, është përplasur sot afër bregdetit të Japonisë, ka njoftuar një zëdhënës ushtarak amerikan.

Raportohet se piloti ishte injektuar nga aeroplani, kështu që po vazhdon operacioni i kërkim – shpëtimit për të.

Aeroplani luftarak amerikan u përplas 320 kilometra në verilindje të ujdhesës Hokaido, që është ujëdhesa më në veri e Japonisë.

Aeroplani ishte ngritur nga baza amerikane në ujëdhesën Aomori dhe parashihej të fluturonte për në Amerikën Veriore, tha zëdhënësi nëpërmjet një kumtese.

Tash për tash nuk dihen shkaqet e përplasjes.
XS
SM
MD
LG