Ndërlidhjet

logo-print

Afganistan: Janë vrarë tre ushtarë të NATO-s


Pamje nga Afganistani

Pamje nga Afganistani

Tre ushtarë të NATO-s në Afganistan janë vrarë sot në dy incidente të ndara.

Në njoftimin e koalicionit ndërkombëtar në Afganistan, që udhëhiqet nga NATO-ja, thuhet se dy ushtarë u vranë nga shpërthimi i një bombe në pjesën lindore të Afganistanit, ndërsa i treti u vra gjatë luftimeve me kryengritësit, poashtu në pjesën lindore të këtij vendi.

Në njoftim nuk jepet identiteti i ushtarëve dhe kombësia e tyre.

Prej zhvillimeve të tjera në Afganistan, edhe informacioni se gjashtë punëtorë afganë, në një bazë të NATO-s në provincën Vardak, janë rrëmbyer sot herët në mëngjes, ka thënë një zyrtar lokal qeveritar.

Por, njëri prej tyre ia doli të ikte.

Talibanët nuk kanë bërë komente për këtë incident.
XS
SM
MD
LG