Ndërlidhjet

logo-print

Siri: Ushtria i sulmoi bazat kryengritëse në Alepo


Banorët sirianë marrin ndihma nga një kamion, i cili ishte konfiskuar nga kryengritësit në një vendkalim me Turqinë afër qytetit Alepo, ditën e premte

Banorët sirianë marrin ndihma nga një kamion, i cili ishte konfiskuar nga kryengritësit në një vendkalim me Turqinë afër qytetit Alepo, ditën e premte

Trupat e ushtrisë së Sirisë me makina të blinduara, gjatë natës, kanë bërë përparim drejt një lagjeje të qytetit Alepo, që mbahet nga kryengritësit, pasi kishin ndërmarrë kundërsulm në kryeqytetin Damask, kundër luftëtarëve kryengritës, që ishin forcuar nga sulmi me bombë kundër bashkëpunëtorëve më të afërt të presidentit Bashar al-Asad.

Raportohet se qindra familje janë larguar nga hapësirat e banuara, derisa ushtria hynte në lagjen Saladin të Alepos, që për dy ditë ishte nën kontroll të forcave kryengritëse.

Për luftime është raportuar edhe në lagjen e varfër me popullatë të dendur, al-Sakhour.

Prej sulmit të së enjtës, nga i cili u vranë katër zyrtarë të lartë të regjimit të presidentit Asad, numri i të vrarëve në këtë luftë civile ka arritur në 500 vetë.

Vetëm të shtunën, në gjithë Sirinë raportohet se janë vrarë më se 130 vetë.

Luftëtarët kryengritës e kanë marrë kontrollin ndaj së paku tri vendkalimeve kufitare, për në Turqi dhe Irak.
XS
SM
MD
LG