Ndërlidhjet

Kosova as gjatë këtij viti nuk do të arrijë t’i plotësojë nevojat e popullatës për ushqim nga rendimentet e grurit, thonë zyrtarë të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, dhe përfaqësues të bujqve kosovarë. Këta të fundit, ndërkaq, ankohen për farë jocilësore të furnizuara nga autoritetet e Kosovës.

Jusuf Çikaqi nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural thotë për Radion Evropa e Lirë se fushata e korrje-shirjeve është duke shkuar mirë. Ndërsa, sipas të dhënave, sipërfaqe të mbjella me grurë në këtë vit janë gjithsej 83 mijë e 875 hektarë.

“Sipas kalkulimeve që i kemi bërë, rendimentet këtë vit po sillen nga 4000 deri në 4200, ndërsa një rendiment të saktë mesatar për kulturën e grurit do ta japim vetëm pasi t’i grumbullojmë të gjitha raportet nga të gjitha komunat në mënyrë zyrtare dhe pastaj nxjerrim rendimentin mesatar në nivel vendi”, thotë Çikaqi.

Buka...

Buka...

Ministria e Bujqësisë edhe sivjet ka ndarë një fond prej 500 mijë eurosh për subvencionimin e derivateve të naftës në fushatën e korrje-shirjes së drithërave të bardha.

Ministria e Bujqësisë sivjet i ka subvencionuar 8664 fermerë për gjithsej 36,637.13 hektarë të mbjellë me grurë, me rreth 3.6 milionë euro.

Rreth 4200kilogramë, që sipas Çikaqit, është rendiment mesatar, nuk është rekord, pasi që vitin e kaluar numri i rendimenteve ka qenë 4600 kilogramë për hektar.

“Nëse me një rendiment 4000 kilogramë deri në 4200 kilogramë për këtë vit dhe me sipërfaqe që janë të mbjella rreth 83 mijë hektarë, dihet se Kosova plotëson nevojat e veta për 70 deri në 75 për qind”, thekson Çikaqi.

Në anën tjetër, Tahir Tahiri, kryetar i Federatës Sindikale të Bujqve të Kosovës thotë se Kosova edhe këtë vit do të varet nga importi i prodhimeve të grurit. Sipas tij, Kosova në këtë vit do të mund të sigurojë grurë vetëm për 35 për qind të popullatës.

“Sivjet rendimentet janë shumë më të ulëta se sa vitin e kaluar. Vitin e kaluar kanë qenë rreth 4000 kilogramë për hektar, sivjet është rreth 3200 në bazë të raporteve të aktivistëve të mi sindikalë që i kam në terren dhe shumë fermerëve që i kam vizituar në këtë vit, rendimenti është jashtëzakonisht më i ulët. Unë mendoj se përmbi 30, eventualisht 35 për qind të bukës, ne nuk mund ta sigurojmë me grurin e sivjetmë të korrur”, vlerëson Tahiri.
Në këtë rendimet të ulët të grurit ka ndikuar furnizimi nga ana e Qeverisë me plehra të kualitetit jashtëzakonisht të dobët dhe me farëra të pakontrolluara nga inspektorët...

Arsyeja e këtij niveli të ulët të rendimenteve të grurit, sipas Tahirit, ka ndikuar edhe në kualitetin e rendimenteve.

“Në këtë rendimet të ulët të grurit ka ndikuar furnizimi nga ana e Qeverisë me plehra të kualitetit jashtëzakonisht të dobët dhe me farëra të pakontrolluara nga inspektorët. Ky është dështim i jashtëzakonshëm. Një pjesë e madhe e fermerëve për shkak të shtrenjtimeve të mëdha të farave dhe plehrave, e përdorin farën e vet nga hambarët e tyre, kurse për mungesë së mjeteve financiare, në vend se me vendosë 500 apo 600 kilogramë për hektar, kanë vendosur vetëm nga 200 apo 250 kilogramë pleh bazik. Kjo ka bërë që të kemi rendimente më të vogla”, sqaron Tahiri.

Tahiri, ndërkaq, paralajmëron se mund të ketë edhe ngritje të çmimit të bukës në këtë vit.
  • 16x9 Image

    Luljeta Krasniqi - Veseli

    Luljeta Krasniqi, e lindur më 02.05.1981. Me gazetari ka filluar të merret që nga viti 2005. Për një kohë të gjatë ka punuar si gazetare në Agjencinë e lajmeve Kosovalive. Ekipit të Radios Evropa e Lirë i është bashkuar në vitin 2008.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG