Ndërlidhjet

logo-print

Kinë: Nga të reshurat e mëdha në Pekin – 10 të vdekur


Pamje nga Pekini

Pamje nga Pekini

Së paku 10 njerëz e kanë humbur jetën këtë fundjavë në kryeqytetin e Kinës, Pekin, nga të reshurat e mëdha.

Vlerësohet se të reshurat gjatë ditës së djeshme në Pekin ishin të reshurat më të mëdha në gjashtë dekadat e fundit, prej kur ka filluar të mbahen shënime.

Në lagjen Fangshan është matur sasia e ujit prej 46 centimetrash, gjatë një periudhe prej 14 orësh.

Ekipet e pastrimit po punojnë gjatë ditës së sotme, por zyrtarët thonë se numri i personave që e kanë humbur jetën mund të rritet.

Në pjesët e tjera të Kinës, në incidentet e ndërlidhura me të reshura, kanë vdekur poashtu 10 vetë.
XS
SM
MD
LG