Ndërlidhjet

Siri: Luftime intensive në qytetet Damask dhe Alepo


Siri
Siri
Forcat e Sirisë të dielën me armatim të rëndë dhe helikopterë e kanë sulmuar lagjen Barzeh në kryeqytetin Damask, dhe dy lagje të tjera të afërta.

Një burim opozitar tha se forcat qeveritare kanë pasur sukses në rimarrjen e kontrollit në lagjen Meze të Damaskut.

Po ashtu ë dielënt, për luftime intensive raportohet edhe në Alepo, që është qyteti më i madh në Siri, derisa forcat kryengritëse kanë bërë përpjekje të orkestruara për marrjen e qytetit.

Raportohet se ka pasur luftime afër bazës kryesore të inteligjencës së regjimit të presidentit Bashar al-Asad, në qendër të Alepos.

Gjatë natës, forcat opozitare e kishin dëmtuar shtatoren prej gurit të babait të presidentit aktual, Hafez al-Asad, që gjendet në qendër të qytetit.

Vëzhgimi sirian për të drejtat e njeriut, me seli në Londër, tha të dielën se prej fillimit të kryengritjes në Siri, në mars të vitit të kaluar, kanë humbur jetën më se 19 mijë njerëz.(f.b.)


Luftëtarët e opozitës siriane marrin kontrollin në pikat kufitare
XS
SM
MD
LG