Ndërlidhjet

Holland: Deportimi i hebrenjve ishte krim nga Franca


Presidenti francez Fransua Holland

Presidenti francez Fransua Holland

Në një ceremoni me rastin e 70 vjetorit të rrehtimit më të madh të hebrenjve të Francës gjatë Luftës së Dytë Botërore, presidenti i Francës, Fransua Holland, tha se deportimet ishin krim “i kryer në Francë, nga Franca”.

Ai mëtutje theksoi se “asnjë ushtar gjerman, askush nuk ishte i mobilizuar gjatë gjithë këtij operacioni”.

Më 16 dhe 17 korrik të vitit 1942, policia franceze duke iu bindur urdhërave gjermane i rrethoi më se 13 mijë hebrenj në rajonin e Parisit dhe e aranzhoi dërgimin e tyre në kampin e vdekjes Aushvic.

Shpëtuan vetëm afro 100 vetë.

Në ceremoninë e sotme, në të cilën merrnin pjesë zyrtarë qeveritarë, liderë hebrenj dhe farefisi i viktimave të Hollokasutit, presidenti Holland tha se qeveria do të zhvilloj hetime për të gjitha aktet dhe deklaratat anti-semite “me përkushtim të madh”.
XS
SM
MD
LG