Ndërlidhjet

Norvegji: U përkujtua njëvjetori i vrasjes së 77 njerëzve


Zyrtarët e lartë norvegjezë vendosin kurora lulesh afër ndërtesës së dëmtuar të qeverisë në Oslo në njëvjetorin e vrasjes së 77 vetëve

Zyrtarët e lartë norvegjezë vendosin kurora lulesh afër ndërtesës së dëmtuar të qeverisë në Oslo në njëvjetorin e vrasjes së 77 vetëve

Në Norvegji është përkujtuar njëvjetori i vrasjes së 77 njerëzve dhe plagosja e 242 të tjerëve, nga sulmi me të shtëna nga arma dhe nga bomba në Oslo dhe ujëdhesën Utoeja, nga fanatiku i së djathtës ekstreme, Anders Behring Breivik.

Kryeministri Jens Stoltenberg ka vendosur kurorë lulesh në Oslo e pastaj edhe në ujdhesën Utoeja, ku ishte i shoqëruar nga qindra njerëz, përfshirë edhe farefisin e të vrarëve.

Me këtë rast u mbajt edhe një minutë heshtje për viktimat e sulmit.

Ceremonia e përkujtimit në Utoeja është transmetuar në televizion.
XS
SM
MD
LG