Ndërlidhjet

Kosovë: Trupi i pajetë i poetit Podrimja arrin brenda pak ditësh


Ali Podrimja (1942 - 2012)

Ali Podrimja (1942 - 2012)

Autoritetet e Francës po i zhvillojnë të gjitha procedurat e parapara ligjore dhe brenda pak ditëve pritet të dalin me raportin mjekoligjor për rrethanat e vdekjes së poetit kosovar, Ali Podrimja, njoftoi ministria e jashtme e Kosovës.

Në këtë kuadër personeli i Amasadës së Kosovës në Francë, i udhëhequr nga ambasadori Muhamedin Kullashi, po angazhohet në ofrimin e ndihmës së nevojshme për autoritetet franceze, me qëllim të përfundimit sa më të shpejtë të procedurave të kthimit në Kosovë të trupit të pajetë të poetit Ali Podrimja.

Sipas autoriteteve franceze, i ndjeri Podrimja, i cili po merrte pjesë në një festival të poezisë në Lodeve të Francës, ishte gjetur i vdekur të shtunën, pak pas mesditës, dhe se në trupin e tij nuk kishte shenja të dhunës.
XS
SM
MD
LG