Ndërlidhjet

Të pasurit fshehin pasurinë


Fotografi ilustruese

Fotografi ilustruese

Një raport mbi transparencën, i publikuar të dielën, vë në pah se njerëzit më të pasur në botë kanë fshehur pasuritë prej 21 trilionë dollarësh-vlerë ekuivalente me GDP-në e Shteteve të Bashkuara dhe Japonisë, në streha të ndryshme tatimore.

Raporti, i përpiluar nga grupi Tax Justice Network, nxorri të dhënat nga një gamë e gjerë burimesh duke u nisur nga Banka për Rregullime Ndërkombëtare e deri të Fondi Monetar Ndërkombëtar.

Autori i raportit, Xhejms Henri, tha se të dhënat përbëjnë një vlerësim konservativ.

Por, eksperti për taksa dhe këshilltari i qeverisë britanike, Xhon Uajting, vuri dyshimet mbi të dhënat e publikuara në raport.

Organizata The Tax Justice Network angazhohet në mbështetje të transparencës në taksa dhe kundër strehave tatimore.
XS
SM
MD
LG