Ndërlidhjet

logo-print

Publikohet raporti mbi katastrofën në Japoni


Pamje të protestave anti-bërthamore që u mbajtën në shtator të vitit të kaluar në Tokio

Pamje të protestave anti-bërthamore që u mbajtën në shtator të vitit të kaluar në Tokio

Një hetim mbi katastrofën më të madhe bërthamore që nga Çernobili më 1986 pritet të publikohet gjatë së hënës.

Komiteti hetoi katastrofën e marsit 2011 në stacionin bërthamor në Fukushima Dajçi.

Pritet që raporti të jetë kritik ndaj qeverisë dhe operatorit privat të uzinës bërthamore.

Në raportin e pjesshëm të publikuar në dhjetor, grupi hetues vlerësoi se rregullatorët dhe Kompania Tokyo Electric Power kishin qenë të papërgatitur për një katastrofë të karakaterizuar nga tërmeti 9 shkallësh të Rihterit apo cunamit që patën goditur selinë e uzinës.

Raporti pat vënë gjithashtu në pah se planifikimi kishte qenë joadekuat dhe i zbatuar në mënyrë të gabuar.

Në fillim të korrikut, një komision i pavarur vlerësues theksoi, në kuadër të një hetimi tjetër, se katastrofa bërthamore “ishte rezultat i mosmarrëveshjeve organizative ndërmjet qeverisë, rregullatorëve dhe Kompanisë Tokyo Eletric Power”.
XS
SM
MD
LG