Ndërlidhjet

Ndërron jetë opozitari kryesor kubanez


Fotografi ilustruese

Fotografi ilustruese

Një nga disidentët më të njohur të Kubës, Osvaldo Paja, vdiq të dielën gjatë një aksidenti rrugor.

Lideri i Lëvizjes Kristian-Demokrate, 60 vjeçari Paja, po udhëtonte me veturë në pjesën lindore të Kubës kur ndodhi aksidenti.

Në vitin 2002, Paja kishte udhëhequr fushatën për një peticion, me të cilën kërkohej referendumi mbi qeverisjen njëpartiake.

Peticioni u pat nënshkruar nga mbi 30 mijë njerëz, por ishte kundërshtuar nga regjimi komunist i Kubës.

Paja njihet si përkrahës i ndryshimeve demokratike paqësore.

Po në vitin 2002, ai pat fituar Çmimin Saharov nga Bashkimi Evropian.

Paja ishte dy herë i nominuar për Çmimin Nobel për Paqe nga presidenti i Çekisë, Vasllav Havell.
XS
SM
MD
LG