Ndërlidhjet

Liga Arabe i ofron Asadit “dalje të sigurt”


Pamje e objektit të një takimi të Ligës Arabe

Pamje e objektit të një takimi të Ligës Arabe

Liga Arabe i ofroi presidentit të Sirisë, Bashar Al Asad, një “dalje të sigurt” nga Siria për të dhe familjen e tij po që se ai jep dorëheqjen.

Sekretari gjeneral i Ligës Arabe, Nabil Elarabi, nuk dha detaje të tjera lidhur me propozimin e ministrave të jashtëm të Ligës në Doha të Katarit.

Gjatë takimit, u premtuan gjithashtu 100 milionë dollarë për refugjatët sirianë që kanë ikur në vendet fqinjë.

Në takim iu bë thirrje rebelëve të Ushtrisë Siria e Lirë që të themelojnë një qeveri tranzicionale të unitetit kombëtar.

Në ndërkohë, po vazhdojnë luftimet e përgjakshme ndërmjet forcave të regjimit dhe atyre opozitare në Damask dhe Allepo.
XS
SM
MD
LG