Ndërlidhjet

logo-print

Serbi: Vulin në krye të Zyrës për Kosovën

  • RFE /RL

Qeveria e Serbisë

Qeveria e Serbisë

Këshilli kryesor i Partisë Përparimtare Serbe e emëroi kryetarin e Lëvizjes Socialiste, Aleksandër Vulin, në postin e shefit të Zyrës për Kosovën.

Marko Gjuriq, këshilltari i kryetarit të Serbisë, Tomisllav Nikolliq, konfirmoi se Vulin do të jetë në krye të Zyrës për Kosovën.

Sipas burimeve të gazetës “Danas”, ditëve të fundit, disa herë është ndërruar ndërmjet Partisë Socialiste të Serbisë dhe Partisë Përparimtare Serbe, ndërkaq që bisedimet janë në përfundim e sipër.

Kandidat i socialistëve ka qenë sekretari shtetëror në Ministrinë për Kosovën, Zvonko Steviq, ndërsa PPS-ja ka pasur parasysh kryetarin (paralel) e komunës së Mitrovicës, Kërstimir Pantiq, si dhe Aleksandër Vulinin, lider i Lëvizjes Socialiste, e cila është partner i koalicionit me PPS-në.

Aleksandër Vulin është njëri prej themeluesve të JUL-it (E majta jugosllave) të bashkëshortes së Millosheviqit, Mira Markoviq, ku ishte zëdhënës, si dhe zëvendës i kryetares së Drejtorisë së JUL-it.(b.b.)

Trego komentet

XS
SM
MD
LG