Ndërlidhjet

logo-print

Më afër “fundit të SIDA-s”


Fotografi ilustruese

Fotografi ilustruese

Konferenca më e madhe vjetore mbi HIV/ SIDA-n nisi në Uashington me thirrjet për shtimin e përpjekjeve në luftën kundër sëmundjes që ka vrarë 30 milionë njerëz në të gjithë botën përgjatë dhjetë viteve të fundit.

Presidenti i Bankës Botërore, Jim Jong Kim, foli për progres në luftën kundër sëmundjes duke thënë se tani është i arritshëm “fundi i SIDA-s”.

Sidoqoftë, Mihel Sidibe, drejtor i UNAIDS-agjencisë së Kombeve të Bashkuara që koordinon veprimet kundër HIV-it, tha se 16.8 miliardë dollarë që shtetet shpenzojnë çdo vit për ta luftuar sëmundjen janë 7 miliardë më pak se sa që nevojitet.

Ndërkohë, sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Mun, bëri thirrje për më shumë përpjekje në luftimin e përhapjes së HIV-it në Evropën Lindore dhe Azinë Qendrore.

Statistikat për infektimet me virusin HIV në zonat në fjalë janë rritur për 22 për qind që nga viti 2005.
XS
SM
MD
LG