Ndërlidhjet

logo-print

BE rrit sanksionet ndaj Sirisë


Shefja e diplomacisë evropiane, Kethrin Eshton, para gazetarëve në Bruksel

Shefja e diplomacisë evropiane, Kethrin Eshton, para gazetarëve në Bruksel

Ministrat e jashtëm të Bashkimit Evropian ngritën për një shkallë sanksionet mbi regjimin e Sirisë duke vënë në listë të zezë dhjetëra njerëz, duke rritur inspektimet e anijeve të dyshohet se bartin armë dhe duke bllokuar fluturimet nga Siria.

Shefja e diplomacisë evropiane, Kethrin Eshton, theksoi se tani e tutje çdo anije që ka të bëjë-në çfarëdo mënyre, me Sirinë e që dyshohet se po transporton armë mund të inspektohet.

Ministri i jashtëm i Luksemburgut, Xha Aselborn, tha se të gjithë aeroplanëve që vijnë nga Siria do t’u ndalohet aterimi.

“Sanksionet nuk duhet të nënvlerësohen asnjëherë”, u tha Eshton gazetarëve në Bruksel para takimit me ministrat.

“Ne duhet ta vazhdojmë presionin mbi Sirinë. Ne duhet të vazhdojmë të jemi shumë, shumë të qartë në besimin se presidenti Bashar Al Asad duhet të japë dorëheqjen”, tha ajo.
XS
SM
MD
LG