Ndërlidhjet

Burg për të birin e kryetarit të Podgoricës


Fotografi ilustruese

Fotografi ilustruese

Një gjykatës në Podgoricë dënoi me gjashtë muaj burgim një diplomat të akuzuar në vitin 2009 për sulm ndaj gazetarëve.

I biri i kryetarit të Podgoricës, Milan Mugosa, po punonte në ambasadën malazeze në Uashington kur sulmoi redaktoren e gazetës “Vjesti”, Mihajllo Jovoviq, duke i shkaktuar asaj një probleme me veshin.

Jovoviq dhe një fotograf po përpiqeshin të fotografonin Mugosan kur ai po hynte në një veturë të parkuar gabimisht.

Kryetari i Podgoricës, Miomir Mugosa, thuhet se pat qenë gjithashtu i përfshirë në incident, por kundër tij nuk është ndërmarrë ndonjë masë ligjore.

Në javën e kaluar, një gjykatë malazeze dënoi një person me nëntë muaj burg për shkak se kishte sulmuar gazetaren e “Vjestit”, Olivera Lakiq, pas botimit të një varg shkrimesh.
XS
SM
MD
LG