Ndërlidhjet

Shënohet dita më e dhunshme në Irak


Pamje të një shpërthimi që ndodhi në Irak këtë muaj
Pamje të një shpërthimi që ndodhi në Irak këtë muaj
Zyrtarët thanë se nga një valë të shtënash me armë zjarri dhe shpërthimesh në Bagdad dhe në veri të kryeqytetit irakian kanë vdekur më shumë se 100 njerëz, ndërsa janë plagosur disa të tjerë.

Sulmet e së hënës përfshijnë sulmet në një bazë ushtarake në afërsi të qytetit Dululujah dhe në Taxhi, ku 40 njerëz raportohet të jenë vrarë.

Sulmet me bomba dhe me armë zjarri thuhet se kanë ndodhur edhe në Sadijah, Kan Beni Sad, Kirkuk, Tuz Kurmatu dhe Dibis-të gjitha në veri të vendit.

Zyrtarët thanë se janë plagosur 200 njerëz në 21 sulme të ndryshme që kanë ndodhur në 13 qytete.

Sipas raporteve, incidentet kanë bërë që e hëna të jetë dita më e dhunshme në Irak gjatë këtij viti.

Përgjegjësinë për sulmet dyshohet ta ketë Al Kaida dhe një grup i sunitëve.
XS
SM
MD
LG