Ndërlidhjet

Një minut heshtje për viktimat e 1972-ës


Fotografi ilustruese
Fotografi ilustruese
Presidenti i Komitetit Ndërkombëtar Olimpik, Xhak Roxhe, kujtoi atletët dhe trajnerët izraelitë të vrarë nga militantët palestinez gjatë Lojërave Olimpike të 1972-ës në Mynhen të Gjermanisë.

Roxhe mbajti një minut heshtje për të shënuar 40 vjetorin e sulmeve të Mynhenit gjatë një ceremonie në Londër.

Roxhe kundërshtoi thirrjet për të mbajtur një minut heshtje në ceremoninë e së premtës kur dhe pritet të hapen Lojërat Olimpike 2012.

Gjatë javës së dytë të Lojërave Olimpike në Mynhen, tetë palestinezë të armatosur patën rrëmbyer ekipin izraelit.

Një ditë më pas u patën vrarë 11 njerëz.

Sulmuesit e mbetur palestinezë u patën gjetur dhe vrarë pastaj nga agjentët izraelitë.
XS
SM
MD
LG