Ndërlidhjet

logo-print

Ban Ki-mun arriti në Beograd, takon Nikoliqin


Tomisllav Nikoliq (majtas) përshëndetet me Ban Ki-munin, në fillim të takimit të tyre në Beograd

Tomisllav Nikoliq (majtas) përshëndetet me Ban Ki-munin, në fillim të takimit të tyre në Beograd

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-mun, ka arritur në Beograd, në kuadër të turneut të tij ballkanik.

Në aeroportin e Beogradit, zyrtarin e lartë të OKB-së e priti ministri i jashtëm i Serbisë në largim, Vuk Jeremiq, i cili është zgjedhur kryesues i Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Në Beograd, Ban Ki-mun, së pari u takua me presidentin Tomisllav Nikoliq, e pastaj mbahet takimi Jeremiq – Ban, pas të cilit parashihet një konferencë për shtyp.

Takim i fundit i tij në Beograd do të jetë ai me mandatarin për përbërje të qeverisë së re të Serbisë, Ivica Daçiq.

Truneun e tij ballkanik, Ban Ki-mun e filloi me vizitën në Slloveni, pastaj qëndroi në Kroaci dhe Mal të Zi, ndërsa pas Serbisë, ai nesër qëndron në Kosovë, e pastaj udhëton për në Maqedoni dhe Bosnjë Hercegovinë.
XS
SM
MD
LG