Ndërlidhjet

Irak: Nga të shtënat dhe bombat – 37 të vrarë


Banorët lokalë në Irak e inspektojnë një vend ku më herët kishte shpërthyer një bombë

Banorët lokalë në Irak e inspektojnë një vend ku më herët kishte shpërthyer një bombë

Zyrtarët thonë se nga vala e të shtënave dhe sulmeve me bomba në Bagdad dhe në veri të kryeqytetit irakian, janë vrarë 37 njerëz dhe janë plagosur më se 60.

Sulmet e së hënës me të shtëna dhe bomba kanë ndodhur edhe në bazën ushtarake afër qytetit Dhuluijah dhe në Taxhi.

Sulme kanë ndodhur edhe në Sadijah, Khan Beni Sad, Kirkuk, Tuz, Khurmatu dhe Dibis, të gjitha këto qytet që ndodhen në veri të kryeqytetit Bagdad.

Zyrtarët thanë se së paku 37 vetë janë vrarë, përfshirë edhe së paku 10 pjesëtarë të forcave të sigurisë, ndërsa 64 janë plagosur.

Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për këto sulme.

Më herët rrjeti al-Kaida e kishte marrë përgjegjësinë për valën e sulmeve të ngjashme, ndërsa një grup militant sunit aktualisht ka tërhequr vërejtjen se po planifikonte ndërmarrjen e një ofensive të re.
XS
SM
MD
LG