Ndërlidhjet

Klinton: Të imagjinohet një gjeneratë e re pa AIDS


Aktivistët në Uashington kërkojnë mbajtjen e premtimeve për AIDS

Aktivistët në Uashington kërkojnë mbajtjen e premtimeve për AIDS

Sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton, tha sot se shkenca dhe avancimet publike shëndetësore tash lejojnë që bota të “imagjinoj një kohë kur më nuk do të ketë të prekur” nga epidemia globale HIV/AIDS.

Mëtutje, në fjalimin e saj në Konferencën Ndërkombëtare AIDS 2012 në Uashington, ku po marrin pjesë më se 20 mijë shkencëtarë, aktivistë, politikanë e personalitete të njohura nga 195 vende, ajo ka shprehur keqardhje se përkundër avancimeve në luftën kundër sëmundjes, punëtorët e seksit, homoseksualët e të tjerët, që janë në rrezik për infektim, ende janë të margjinalizuar, dhe kjo e ndihmon përhapjen e virusit.

Sipas Kombeve të Bashkuara, në botë janë 34.2 milionë njerëz, që janë të infektuar me HIV.

Kjo konferencë në Uashington është tubimi më i madh në botë për këtë sëmundje.
XS
SM
MD
LG