Ndërlidhjet

Irak: Nga të shtënat dhe sulmet me bomba – 100 të vrarë


Pamje nga një sulm i mëparshëm me bombë në Irak

Pamje nga një sulm i mëparshëm me bombë në Irak

Nga vala e fundit e dhunës në Irak, gjatë ditës së sotme, janë vrarë më se 100 vetë, që është dita më vdekjeprurëse në dy vjet e gjysmë.

Zyrtarët thonë se janë plagosur afro 235 vetë.

Kanë ndodhur 21 sulme në 13 qytete.

Njëri nga sulmet me numër më të madh të të vrarëve ishte ai në një bazë ushtarake afër qytetit Dhuluiyah dhe në Taxh, ku raportohet për afro 40 të vrarë.

Sulme kanë ndodhur edhe në Sadijah, Khan Beni Sad, Kirkuk, Tuz, Khurmatu dhe Dibis, të gjitha këto qytet që ndodhen në veri të kryeqytetit Bagdad.

E dyshuar për këto sulme është al-Kaida, pas kërcënimit që e kishte bërë një grup militant sunit se po përgatiste ofensivë të re.
XS
SM
MD
LG